Categories
AL-Politics Anti-Corruption Antimafia Breaking News

Familjes mafioze Meta-Monika po i vjen fundi, rrëshqet kryetarja e LSI dhe kërkon me ngulm revolucion për të destabilizuar vendin

Ka një ngutje të madhe të dyshes presidencialo-opozitare, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi për të destabilizuar me të gjitha mënyrat vendin.

E shprehu një dëshirë të tillë kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, teksa ka mbledhur për të pestën herë brenda 40 ditëve Komitetin Drejtues Kombëtar ku dhe deklaroi se nuk durohet më Rama dhe opozita duhet të hidhet në revolucion për ta larguar me çdo kusht e sa më shpejt.

“Nuk ka më pritje, bëhuni gati për revolucion, protesta, revolta, koncerte, çfarë të doni ju. Nuk ka më kohë për të pritur”, deklaroi Kryemadhi në takim me anëtarët e këtij forumi që qëndron i “mbledhur” sipas dëshirave të Monikës.

Kjo është një ngutje e fortë për destabilizimin e situatës në Shqipëri, pikërisht në prag të zgjedhjeve vendore të qershorit por dhe vendimit të vendeve të familjes europiane për negociatat e Shqipërisë me BE, po në qershor.

Të njejtën ngutje për destabilizim ka pasur dhe Meta, i cili ka kthyer thuajse të gjitha ligjet që ka dërguar pozita për dekretim, si dhe u përfshi në një debat të panevojshëm me mosshkarkimin e Bushatit si ministër i Jashtëm, ndonëse propozimi i Cakajt nga Rama ishte një skandal.

Kjo ngutje e familjes mafioze Meta-Monika ka ardhur për shkak të shpejtësisë me të cilën po rrjedhin ngjarjet, që fillojnë me arrestimin e Klemend Balilit supertrafikantit anëtar dhe ish drejtor të LSI dhe mik i Likes e deri tek ngritja me shpejtësi e SPAK dhe BKH.

Konstituimi i SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, institucione që do të çojnë para drejtësisë të gjithë politikanët dhe zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën, pra “peshqit e mëdhenj”, ka sjellë rrëshqitjen e kryetares së LSI Monika Kryemadhi dhe bashkëshortit të saj, President Ilir Meta.

Të cilët po përpiqen me të gjitha mënyrat ta shmangin përballjen me drejtësinë, apo minimumi ta shtyjnë sa më gjatë, në pritje të ndonjë destabilizimi të mundshëm politik ku të përfitojnë nga kriza. Ndaj po nguten për të destabilizuar vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *