Categories
AL-Politics Anti-Corruption Antimafia Breaking News DEA Editors' Picks

Buzëqeshja e “Eskobarit” dhe tangërllëku në pranga i gjithë kriminelëve që kanë “bosa” Berishën, Metën, Ramën

Edhe Kelmend Balili, si gjithë të prangosurit “VIP” të botës së krimit, të cilët kanë paravijë dhe prapavijë mbështetëse e mbrojtëse krerët e politikës, u shfaq i buzëqeshur përballë prokurorisë, që e akuzoi si “Eskobar” të Ballkanit e përballë gjykatës, që e mbajti në qeli.

Ajo buzëqeshje, faktikisht nuk është fytyra e Balilit, por është “profil” i shefit të tij Ilir Metaj, presidentit aktual ende në detyrë, i cili prej 72 orësh, së bashku me gruan e tij, po përjetojnë panik nga afrimi i fundit të parajsës prej sundimtarësh e “sheik”-ësh të pandëshkuar.

Çifti “djall” Metaj-Kryemadhi, po përpëlitet si “gjapëri në zjarr”, për të pastruar veten, nga lidhjet kriminale me “Eskoabrin”, duke tentuar ta mohojnë, me deklaratën e thatë: “Nuk e njohim fare”, ndërkohë që Balili u ka blerë vota për LSI, ndërsa ata e kanë emëruar drejtor, i kanë bërë nipin kryebashkiak, i kanë falur 30 mijë m2 resort në qendër të Sarandës dhe si Kryetar Kuvendi, Ilir Metaj i ka prerë shiritin e inagurimit me ceremoni mediatike.

Prandaj buzëqeshte Balili me panga në kafazin e gjykatës, siç buzëqeshin e bëjnë “tangërllëk” me pranga në duar, gjithë bosët e krimeve në Shqipëri, të cilët, janë familjarë të shtetarëve, ose bëjnë trafiqe, krime e biznese, në bashkëpunim me politikanët e sërës së lartë.

Prej 27 vitesh, dëgjojmë e shikojmë që prangosen, persona të njohur të botës së krimit, por pas 10-15 ditësh “Wikend” në qelitë “VIP”, dalin të “pafajshëm”, sepse “pafajësia” e tyre, janë lidhjet me politikanët, që urdhërojnë, kërcënojnë, financojnë e shpërblejnë me poste, prokorurë e gjykatës.

Dhe “balilët, begot, xhikët”, pasi buzëqëshin para trupave gjykuese, dalin e japin intervista “ndershmërie” në televizione-bordellot e politikanëve dhe, rikthehen në “habitatin” e tyre kriminal, ku vazhdojnë “punët” të qetë.

Madje marrin dëmshpërblime financiare, por bëhen edhe drejtorë, kryebashkiakë, ministra, prefektë, kryetarë qarku, kryepolicë, kryedoganierë, këshilltarë bashkiakë, diplomatë e deputetë./Pamfleti

Ja disa nga të prangosur “VIP”, bashkëpunëtor krimesh me politikanët, të cilët kanë buzëqeshur me pranga në duar

Fran Frrokaj, kryetar i Bashkisë Lezhë, hajdut tokash, përfaqësues i PD.
Ardian Fullani, Guvenator i Bankës, kryesekser i krerëve të PD, PS, LSI.
Ardian Bitraj, Shef i Sigurisë së Bankës, personi që nxorri 7.3 milionë USD.
Ndrea Prendi, Komandant Garde, zbatues i urdhërit të Berishës më 21 janar.
Almir Rrapo, krye-këshilltar diplomatik i Ilir Metës, prangosur nga SHBA.
Kastriot Ismailaj, kryesekser i Ilir Metës, për skandalin e CEZ-DIA.
Dritan Zagani, Shef i anti-krimit, pjesë e trafiqeve në Vlorë-Fier, idhtar i PD.
Spiro Ksera, ministër dhe deputet i PD.
Emiliano Shullazi, kamikaz i kryeministrit Edi Rama.
Mihal Delijorgji, shef i Gërdecit, në vartësi të pronarit Shkëlzen Berisha.
Elvis Roshi, kryebashkiak socialist i Kavajës, mik personal i Edi Ramës.
Mark Frroku, deputet në koalicion me PS, mik i Edi Ramës.
Tom Doshi, deputet i PS.
Bledar Dervishaj, Këshilltar Presidencial i Ilir Metës.
Dashamir Xhika, Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve, anëtar kryesie i LSI.
Andi Toma, Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve, anëtar i PD.
Izet Haxhiaj, shef truproje i Sali Berishës.
Artur Zoto, Drejtor i Përgjithëm i Burgjeve, anëtar kryesie i LSI.
Iljaz Labi, N/Drejtor i Përgjithëm i Burgjeve, anëtar kryesie i LSI.
Arben Çuko, Drejtor i Përgjithëm i Burgjeve, anëtar kryesie i PS.
Rrahman Rraja, djali i deptetit Socialist Rrahman Rraja.
Edmond Bego, trafikant, mik dhe ortak i deputetit socialist Taulant Balla.
Arbër Çekaj, kushëri I Agron Kullciaj, financues i PD.
Odhise Andrea, Këshiltari Ilir Metës, burri I gjyqtares Majlinda Andrea.
Alket (Ajet) Sulaj, vëllai i Besos së Tajvanit, ortak kazionje me Edi Ramën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *