Categories
AL-Politics Anti-Corruption Antimafia Breaking News DEA Editors' Picks

Anti-Mafia, Kryesore Ilir Meta u ofroi amerikanëve kokën e Balilit për të shpëtuar veten, pazari iu refuzua

Klement Balili, i njohur si ‘Eskobari i Ballkanit’, ka qenë njeriu kryesor i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Sarandë. Vetëdorëzimi i Balilit ka përvëluar dhe lënë pa gjumë Metën dhe Monikën. Para se të vetëdorëzohej, Ilir Meta ka tentuar të negociojë me amerikanët që të dorëzonte Balilin në këmbim të shpëtimit të kokës së tij. Dihej se Balili, njeriu i besuar i Metës, kërkohej nga DEA amerikane. Meta ka pasur edhe një problem tjetër me DEA-n amerikan dhe FBI, për çështjen e Almir Rrapos. Meta e kishte Rrapon sekretar personal kur ishte Ministër të Jashtëm, por Rrapo kërkohej nga FBI dhe DEA për vrasje dhe trafiqe. Rrapo u arrestua në Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Kur edhe Balili u shpall në kërkim nga DEA amerikane, kjo ishte një goditje e rëndë për Ilir Metën, sepse tani lidhja e Ilir Metës me baronët e drogës dhe killerat nuk ishte një rastësi, por ishin lidhje jetike për të mbijetuar në pushtet. Për këtë arsye, Meta u ka kërkuar amerikanët që t’u dorëzonte Balilin, për të shpëtuar veten. Por, siç duket amerikanët nuk kanë pranuar. Këtë ndërhyrje, Meta e ka pohuar vetë mbrëmë në një intervistë. Meta tha: “Nuk ka asnjë hije në këtë histori. Madje pak kohë më parë u kam thënë edhe partnerëve tanë më të rëndësishëm që në rast se nuk besonin që autoritetet tona kishin dëshirë ta arrestonin unë isha i gatshëm të bëja marrëveshje me këtë person për tu dorëzuar sepse ma jep ligji këtë të drejtë”.

Por me këtë deklaratë, Ilir Meta ka kompromentuar rëndë veten e tij. Duke deklaruar se ishte i gatshëm të bënte marrëveshje me Balilin, Meta ka konfirmuar dyshimet se ai kishte lidhje të forta me Balilin dhe se ishte njeri i besuar i tij.

Së dyti, me këtë deklaratë, Meta tregon se ka qenë në dijeni se ku fshihej Balili dhe dinte mënyrën se si të kontaktonte me të. Për ndryshe, si mund të garantonte Meta marrëveshje me një person që nuk e njihte dhe nuk e dinte se ku fshihej?!/Pamfleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *